Gjashtë persona të lënduar nga një aksident në Milloshevë
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në magjistralen “Prishtinë-Mitrovicë”, në fshatin Milloshevë.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë (fshati Milloshevë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Me rastin është duke u marr njësia e policore e komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti./21Media