Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Policia në raportin 24 orësh njofton për gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë.
Në Lipjan të dielën ( 20. 10. 2024) është arrestuar një burrë pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë.
“Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.
E në Obiliq të dileën ( 20. 10. 2024) është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër shtetase të Shqipërisë, ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit]
Kurse më 18.10.2024 Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
“Me datë 21.10.2024 i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Derisa më 20. 10 2024 është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psiqike dhe është kërcënuar përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.
Për dhunë në familje të dielën më 20 tetor është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjarëve të tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kurse në Gjakovë të dielën është arrestuar një i dyshuar për dhunë ën familje më 14 tetor . I njëjti pas interbvistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media