Gjashtë raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i infektuar me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja.
“Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.”, ka informuar MSh.
Në total numri i rasteve aktive është 335./21Media
