Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Ozdrim të Pejës

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:20, në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.

Ndër të tjera ai shtoi se në aksident të përfshira janë dy vetura.

“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy (2) vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /21Media

Back to top button