Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë transferohet në QKUK

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut, ku si pasojë mbeten të lënduar gjashtë persona në mesin e tyre një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare është transferuar për trajtim në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar.
Zëdhënësi rajonal i policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti, tha se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 16:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, deklaroi Zaiti.