Gjashtë viktima nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit, gjashtë qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërkaq, janë shënuar edhe 602 raste të reja dhe janë shëruar edhe 2 mijë e 584 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12 mijë e 651.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 801 mijë e 246 doza të vaksinës.
Deri më sot 810 mijë e 708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse janë dhënë 93 mijë e 334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media 

Back to top button