Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden 19 trupa të djegur

 

Të paktën 19 trupa të djegur u gjetën në Meksikën veriore pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, në zonën e cila është vatër e konflikteve ndërmjet narko-karteleve, thanë autoritetet meksikane.

Policia gjeti dy automjete të djegura dhe mbetjet pranë qytetit të Camargo, njoftoi sot zyra e prokurorit lokal.

Dy trupa u gjetën në një automjet dhe gjithsej 17 trupa në një automjet tjetër që ishte një furgon.

Sipas hetimeve preliminare, viktimat u vranë me armë zjarri, dhe më pas trupat e tyre u dogjën.

Më shumë se 34.500 vrasje u regjistruan në Meksikë vitin e kaluar dhe dhuna në këtë vend është rritur që nga viti 2006, kur lufta kundër trafikut të drogës iu dorëzua ushtrisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button