Gjenden mallra të kontrabanduara në një shtëpi të pabanuar në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave.
Sipas njoftimit, pas pranimit të informatave se në një shtëpi të pabanuar në komunën e Vitisë ishin të strehuara mallra të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, të dielën ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore.
Në bazë të këtyre veprimeve, sipas forcave të rendit, kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.
“Lidhur me rastin, njësitë relevante policore kanë identifikuar shtëpinë e pabanuar e cila dyshohet se ishte përdorur për fshehjen dhe depozitimin e mallrave të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftim.
Pas kontrollit të objektit, malli i identifikuar është sekuestruar.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?