Gjenden mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se kanë kryer gërmime në Brekoc të Gjakovës, ku janë gjetur mbetje mortore.

“Sot, në Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, është konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore që potencialisht i përkasin listës së personave të zhdukur.

Pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet tona kanë hasur në eshtra.”, thuhet në njoftim.

“Pas eksaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN‑së, ne do t’a informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin.

Komisioni dhe partnerët institucional janë të përkushtuar për trajtimin me prioritet dhe kujdes të posaçëm të kësaj çështjeje, në shërbim të familjeve të viktimave dhe për të vënë drejtësinë në vend.”, përfunon njoftimi.

Back to top button