Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri gjatë luftës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën e 9 marsit në Rahovec kanë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin se paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit të individit.

“Lidhur me rastin 09.03.2026, gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një (1) individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit”, thuhet në njoftim.

Back to top button