Gjenden mbetjet mortore të një viktime të luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se sot ka gjetu mbetjet mortoretë një individi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Individi figuron në listën e personave të zhdukur nga lufta.

”Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njofitmin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur./21Media

 

Back to top button