Gjenden pajetë dy të moshuar në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë ku një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë.
“Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë  pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit)”, ka njoftuar Policia.
Sipas policisë S.M dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja M.M, gruaja e tij është gjetur pa ndjenja.
Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button