Gjenden pjesë trupi në rrënojat e qendrës tregtare të goditur nga raketat ruse

Punonjësit e urgjencës kanë nxjerrë dhjetëra “pjesë trupi” nga rrënojat e një sulmi raketor rus në qytetin ukrainas të Kremenchuk.
Mësohet se të paktën 19 persona u vranë në sulmin të hënën, kur raketat ruse X-22 goditën qendrën tregtare Amstor, shkruan Sky News.
Deri në 1000 njerëz ndodheshin brenda zonës në atë kohë.
Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës tha: “Më 2 korrik, në orën 13:25 në Kremenchuk, punimet për heqjen e mbeturinave përfunduan në qendrën tregtare Amstor, e cila u shkatërrua nga sulmi me raketa më 27 qershor. Që nga fillimi i punës janë zbuluar 29 copëza trupi”.
Më shumë se 60 persona u plagosën./21Media
 

Back to top button