Gjenden tri armë të fshehura në një gyp në pyll në Zveçan

Policia e Kosovës sot, saktësisht Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë Kufitare sot në fshatin Junake të Zveçanit, ka gjetur një gyp të fshehur në pyll.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
“Në fshatin Junake, Komuna Zvecan rreth orës 15.00 Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë, një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat. Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar”, tha Elshani. /21Media


