Gjendet 7 vjeçari që humbi në Artanë, është në gjendje të mirë shëndetësore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar të dielën se një fëmijë 7-vjeçar ka hummbur sot në rajonin e Artanës.
Familjarët bashkë me Policinë e Kosovës kanë dalë për ta kërkuar atë, por pa sukses duke kërkuar më as ndihmë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.
Intervenimi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës nuk ishte i nevojshëm, pasi fëmijë ishe gjetur pasi janë kontakuar për ndihmë.
”Familjarët, së bashku me Policinë e Kosovës, kishin kërkuar për rreth 3 orë pa sukses, duke i bërë më pas kërkesë Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës për ndihmë shtesë. Ekipi kujdestar i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës u nis me shpejtësi dhe arriti në vendngjarje në orën 13:30. Me të mbërritur, ekipi u njoftua se fëmija tashmë ishte gjetur nga familjarët dhe Policia e Kosovës, dhe po kthehej i sigurt në shtëpi. Fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime. Ky rast përfundoi pa nevojë për ndërhyrjen e ekipit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës. Fëmijës i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, thuhet në njoftim.