Gjendet drogë në një banesë të dhënë me qira në Ferizaj
Të mërkurën në Ferizaj është raportuar se në një banesë të dhënë me qira, një person kishte gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 6.81 gramë.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, ku përveç substancës kishin gjetur dhe sekuestruar një boks të hekurit, dy mullinj për bluarjen e marihuanës, shtatë pako rizlla, një kavanoz të vogël, një maskë të zezë për mbulimin e fytyrës si dhe shisha të zbrazëta për ekzaminimin e gjurmëve.
Ndërsa rasti është në procedurë hetimore. /21Media