Gjendet e vdekur një 75-vjeçare në Bresje të Fushë Kosovës

Një 75-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Bresje të Fushë Kosovës të shtunën rreth orës 17:00.

Kjo është  konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës. Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75-vjeçare. Aktualisht, policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Back to top button