Gjendet e vdekur një grua në Pejë

Rasti po hetohet

Një grua është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 10:30 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan rtv21.tv.

“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër K/Shqiptare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka konfirmuar policia duke thënë se rasti po hetohet.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button