Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet e vdekur vajza që u raportua e zhdukur

Rasti ka ndodhur në fshatin Mazrek të Prizrenit

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 21:40 n në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit është dërguar trupi i pa jetë i një vajze, e cila dje në polici ishte raportuar si e zhdukur.

Sipas policisë, trupin e pa jetë të viktimës e kishte gjetur fqinji i saj.

“Viktima sot ishte raportuar si e zhdukur  dhe më vonë është gjetur nga fqinji në afërsi të shtëpisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Mazrek. /21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button