Gjendet granatë dorë në Malishevë
Një mjeti pashpërthyer , granatë dorë është gjetur të martën në Banjë të Malishevës.
Policia në raportin 24 orësh njofton se i njëjti është tërhequr nga njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Fsh. Banjë, Malishevë / 02.06.2025 – 11:34. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një granatë dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftimin e Policisë.