Gjendet i varur një 80-vjeçar në Gjakovë

Rasti ka ndodhur në Bec të Gjakovës

Një person është gjetur i varur në litar sot në shtëpinë e tij në fshatin Bec të Gjakovës. Rastin e ka konfirmuar për 21Media, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Me datë 23.02.2020 në ora 17:05, stacioni policor Gjakovë ka marr informacion se një person mashkull/ kosovar/ shqiptar i moshës 80 vjeçare është gjetur nga familjarët e tij i varur në litar në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitët relevante edhe ekipi mjeksor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili së bashku me Hetimet Rajonale kanë dal në vendngjarje.”, bëri të ditur Podrimaj.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./21Media

Back to top button