Gjendet i vdekur gjenerali rus që udhëhoqi pushtimin e Ukrainës

Gjenerali rus Gennady Zhidko, 58 vjeç është gjetur i vdekur këtë të mërkurë. Lajmi është bërë i ditur nga media ruse Readovka.

Siç raporton Daily Mail, ai është njeriu që udhëhoqi ofensivën ruse për pushtimin e Ukrainës si komandant i Grupit Jugor të Forcave ruse, ndërsa në tetor të vitit të kaluar ai u shkarkua dhe vendin e tij e mori Sergei ‘Armageddon’ Surovikin.

Vdekja e Gennady Zhidko është konfirmuar edhe nga guvernatori i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyarev, por nuk dha asnjë detaj më tepër.

Back to top button