Gjendet i vdekur në rrënoja aktori i njohur i serialit “Osmani”

Tërmeti 7.8 ballë që goditi Turqinë më 6 shkurt ia ka marrë jetën autorit të njohur të serialeve turke, Cagdas Cankaya dhe gruas së tij, muzikantes Zilan Tigris.
Aktorja i njohur u gjet i pajetë në rrënoja së bashku me bashkëshorten. Lajmi u konfirmua nga produksioni i një prej serialeve më të famshëm ku aktori kishte marrë pjesë, “Kurulus Osman”.
Në postimin e bërë në Instagram, produksioni jep lamin e trishtë dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e njerëzve të dashur.
“Jemi të pikëlluar nga vdekja e Cagdas Cankaya, aktorin e çmuar të serialit tonë, si dhe gruas së tij, muzikantes Zilan Tigris. Zoti i mëshiroftë të gjithë qytetarët që humbën jetën në tërmet. Shprehim ngushëllime për të afërmit e tyre. U prehshin në paqe”, thuhet në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kuruluş Osman (@kurulusosman)


Back to top button