Gjendet i vdekur një 42-vjeçar në Prishtinë
Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti. /21Media