Gjendet i vdekur një burrë në kulm të shtëpisë

Një burrë i vdekur është gjetur në kulmin e shtëpisë së tij në Prishtinë, gjatë ditës së diele.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë së bashku me ekipin e emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Instituti i Mjeksisë Ligjore (IML) të cilët trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”./21Media

Back to top button