Gjendet i vdekur një i moshuar në Rahovec, nisin hetimet

Një person 86-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Rahovec. Policia e Kosovës ka konfirmuar se e gjeti viktimën pa shenja jete paraditen e së mërkurën.
“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion si dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.