Gjendet i vdekur një person në Bjeshkët e Rugovës

Një person është gjetur i vdekur pasditen e së shtunës në fshatin Shkrel të Pejës, afër Bjeshkëve të Rugovës.
Sipas Policisë rasti është raportuar të shtunën rreth orës 15:19.
“Është raportuar se është gjetur një trup i pa jetë. Ne vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse”, ka thënë Policia përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media