Gjendet i vdekur një person në Istog

Një burrë është gjetur i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Shalinovicë të Istogut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button