Gjendet i vdekur një person në Pejë – Policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth orës 18:30.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.

Ai ka shtuar se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Rugova.

Back to top button