Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Sipas Shalës, prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.
“Prokurori i shtetit ka autorizuar që të dërgohet trupi i pa jetë në Insititutin e Mjekësisë Ligjore, për në obduksion. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje”, tha Shala. /21Media