Gjendet i vdekur një shtetas gjerman në Gjakovë
Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në një banesë ku po jetonte në Gjakovë.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Datë 06.11.2021 rreth orës 20:00,-Gjakovë, pas kërkesës së një bashkëpunëtoreje për verifikim të një shtetasi gjerman mbi situatën shëndetësore të tij, Policia së bashku me pronarin e banesës ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ka hyrë në banesë dhe ka gjeturë shtetasin gjerman të shtrirë në krevat. Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka njoftuar Xhurkaj.
Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”.
“Trupi i pa jetë të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në lidhje me rastin janë informuar të gjitha Njësitet Relevante”, ka njoftuar tutje Xhurkaj./21Media