Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Gjakovë

Një burrë, shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Gjakovë ku ishte duke banuar.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:30.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Ndërsa, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button