Gjendet në Gjakovë një person që ishte raportuar si i zhdukur në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person i cili është shpallur i zhdukur që nga data 22 maj 2024.
Policia ka bërë të ditur se sot nga një patrull Policore në qytetin e Gjakovës është hasur një person i zhdukur i cili pas identifikimit është shoqëruar në Stacion të Policisë.
“Me datё 23.05.2024, nё Stacionin Policor nё Pejё, nga familjarёt ёshtё raportuar se personi Gёzim ( Shaban ) Trakaniqi, ёshtё larguar nga shtёpia qё nga data 22.05.2024 dhe nuk dihej pёr vendndodhjen e tij. Policia menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme pёr gjetjen e personit tё zhdukur, gjithnjë nё koordinim me Prokurorin e shtetit. Me autorizim tё Prokurorit tё shtetit me qellim tё lokalizimit tё tij ёshtё bёrё njё kërkesë pёr bashkёpunim me qytetarët. Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr gjetjen e personit tё zhdukur. Sot me datё 30.05.2024, nga njё patrull Policore nё qytetin e Gjakovёs, ёshtё hasur nё personin e zhdukur, i cili pas identifikimit ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Gjakovё, e mё pas i njëjti ёshtё sjellur nё Sektorin Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё pёr intervistim”, ka shkruar policia në “Facebook”.
Tutje bëhet e ditur se pas kontrollit mjekësor nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit viktima u dorëzohet familjarëve./21Media