Gjendet një mjet i pashpërthyer në Suharekë
Një mjet i pashpërthyer është gjetur pasditën e së premtes, në fshatin Papaz të Suharekës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se mjeti i dyshimtë është asgjësuar në mënyrë të sigurt nga njësitet e deminimit të FSK-së.
“Lidhur me rastin, njësitet për deminim të FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë asgjësuar mjetit e dyshuar në mënyrë të sigurtë”, thuhet në raport./21Media