Gjendet një mjet i pashpërthyer nën një veturë në Leposaviq

Një mjet i pashpërthyer është gjetur sot nën një veturë në Leposaviq. Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani tha se mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sot rreth orës 11.00, policia ka pranuar informacion se nën një veturë në qytetin e Leposaviqit gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe Njësinë K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFOR-i amerikan”,tha ai.

Ai shtoi se mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe po hetohet nga policia”, njoftoi Elshani

Back to top button