Gjendet një organ i njeriut në aeroplan, anulohet fluturimi
Shokohen udhëtarët
Një aeroplan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po udhëtonte nga Seattle në Dallas iu desh të kthehej mbrapa, pasi një zemër njeriu është gjetur brenda në të. Ky organ do të vendosej në një spital në Seattle, ku do të zbulohej nëse mund të jetë e nevojshme për dikë në të ardhmen.
Kjo gjë nuk u vërejt nga askush, deri sa aeroplani ishte afër Dallasit. Organi nuk ishte dërguar me qëllim për ndonjë pacient të veçantë, shkruan CNN.
Udhëtarët janë shokuar kur kapiteni iu ka treguar për këtë dhe se duhet të kthehen përsëri në Seattle. Disa nga këta udhëtarë përdorën telefonat e menqur për të kuptuar sa gjatë mund të qëndrojë ky organ për transplantim. Sipas ekspertëve duhen 4 deri në 6 orë, transmeton rtv21.tv.
Aeroplani ka qenë në fluturim për afër 3 orë. Një doktor që ishte pjesë e kësaj ngjarjes por jo i përfshirë në të, ka thënë për gazetën Seattle Times se ky incident ka qenë i tmerrshëm dhe një ngelizhencë e turpshme./21media