Gjendet një person pa shenja jete në lumin Vjosa

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë.
Një person është gjetur pa shenja jete në lumin Vjosa.
Dyshohet për vdekje natyrale. Por policia i ka nisur hetimet lidhur me rastin në fjalë.
Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe më pas është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka bërë këqyrjen e vendit.