Gjendet pa shenja jete 91-vjeçari i zhdukur

91-vjeçari i zhdukur në Ferizaj që po kërkohej nga Policia është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Shpella Burrnikut”.
Policia ka njoftuar të dielën se kërkimi i të moshuarit ka përfunduar pas marrjes së informacionit se disa qytetarë rreth orës 09:30 kanë gjetur trupin e viktimës I.S, në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt.
I.S., ishte zhdukur nga data 17 gusht e këtij viti.
“Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal janë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.