Gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli në Kamzë mëngjesin e sotëm.
Mësohet se 71-vjeçari me iniciale A.S, është gjetur nga shërbimet e hotelit pa jetë. Nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button