Gjendet pa shenja jete në pendën e Livoqit 32-vjeçari i zhdukur në Gjilan
Është gjetur pa shenja jete, 32 vjeçari që u raportua i zhdukur ditën e djeshme në Gjilan.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka thënë se pas kërkimeve intensive të zhytësëve të FSK-së, trupi i pa jetë është gjetur pranë pendën e fshatit Livoq.
Kurse me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Osmani për rtv21.tv/21Media