Gjendet pa shenja jete një 88 vjeçar në Bablak të Ferizajt

Një 88 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në shtëpinë e tij në fshatin Bablak të Ferizajt.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka thënë se vdekjen e tij ka konstatuar ekipi i emergjencës nga Ferizaj.

“Në vendngjarje kanë dalur njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat po merren me rastin. Për informacione të tjera, do të njoftoheni me raport vijues. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen” Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli./21Media
Back to top button