Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Hafiz Ismajl Haki” në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Kurse rastin policia e ka iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./21Media