Gjendet pa shenja jete një grua në Liqenin e Batllavës, deklarohet prokuroria

Është gjetur pa shenja jetë një grua në Liqenin e Batllavës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, e cila tha se Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore.

“Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ajo.

Ndërkaq lidhur me rastin portali rtv21.tv ka provuar të marrë një konfirmim zyrtar nga ana e Policisë së Kosovës, por të njëjtit deri në këto momente nuk janë përgjigjur. /21Media

Back to top button