Gjendet pa shenja jete një person në Llapqevë të Malishevës

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapqevë, të Malishevës.

Përmes raportit 24-orësh, të policisë thuhet se nga një familjar është raportuar se viktima është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, nga një familjarë i tij, ishte gjetur pa shenja jete brenda në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./21Media

Back to top button