Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai tha se nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, teksa shtoi se i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve.
“Rreth orës 14:30 policia është njoftu për një trup të pahet që ka ndodhet në një banesë në afërsi të qendres së paraburgimit në Mitrovica Veri. Policia ka shku në vendin e ngjarjes dhe aty gjindet trupi i pajet, ndërsa shkaqet e vdekjes do ti mësojm pasi që në vend të ngjarjes të vij Mjeksia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe i njohur për policin si përdorues narkotikësh. Në ndërkohë Mjeksia Ligjore dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë dal në vendin e ngjarjes. Nuk vërehen shenja të dhunës në trupin e tij por më shumë do të na tregoj Mjeksia Ligjore pas kryerjes së autopsis së tij”, tha Elshani. /21Media