Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Një burrë 68-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Qëndresa” në Podujevë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Qëndresa” në Podujevë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull)”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit./21Media

Back to top button