Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

 

Një person është gjetur pa shenja jete sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia së  Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, i cili ka thënë se , dyshohet për vetëvrasje.

“Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci./21Media 

Back to top button