Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person ëshë gjetur pa shenja jete të shtunën në banesën e tij në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç”,  ka thënë ajo.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes.

Back to top button