Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 20:30.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.
Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?