Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 22:30, në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të PK-së./21Media